Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj u transferua te Ingolshtad këtë janar dhe mendohej të ishte lideri i prapavijës te skuadra gjermane. Megjithatë, në miqësoren kundër Herenvenit, 32-vjeçari u dëmtua dhe menjëherë është përhapur panik te ekipi gjerman.
Faqja zyrtare e Ingolshtad ka bërë një shkrim për dëmtimin e Mavrajt, rreshtimin e skuadrës pa të në fushë, si dhe shiriti i kapitenit, për të cilin mbrojtësi kuqezi konsiderohej si alternativë.
Trajneri i Ingolshtad, Jens Keller pati deklaruar disa ditë më parë se shiriti i kapitenit i takon Almong Kohen, por Mavraj ishte kandidat serioz për të qenë lideri i skuadrës. Megjithatë, dëmtimi i 32-vjeçarit e ka zbritur nga “podiumi” dhe tekniku duket se do të bëjë planet pa të në fushë.
Paulsen dhe Kristian Trash do të jenë lojtarët që do të mbulojnë hapësirën e lënë nga Mavraj dhe kur futbollisti kuqezi do të rikthehet në formë optimale, do t’i duhet të luftojë për një vend në formacionin shartues. Nuk dihet ende nëse Mavraj do të jetë i gatshëm për startin fazën së dytë në Bundesliga 2.