Ish-mesfushori i Mançester Junajtid, Maruan Fellaini, ka folur për aventurën e tij në “Old Trafford, që zgjati për 5 vite e gjysmë, si dhe ka pranuar se ka kontaktuar edhe me Milanin në vitin 2014.
Fellaini foli për “Sportweek”, ku u shpreh: “Më pëlqen jeta italiane, ushqimi është spektakolar, unë vetëm duhet të mësoj italisht, por për këtë, duhet të jetoj atje. Në të kaluarën, isha shumë pranë transferimit në Itali.
“Në 2014, unë pothuajse nënshkrova me Napolin, kam biseduar edhe me Benitezin. Në atë verë kam luajtur një Botëror fantastik me Belgjikën dhe shumë skuadra më kërkuan. Përveç Napolit, edhe me Milanin kisha kontakte. Në fund, agjenti më sugjeroi të qëndroj te Junajtid dhe ai ishte vendimi im”.