Ish-“Topi i Artë” acaron tifozët e Realit: Isko duhet të luajë me… Barcelonën!

0

Isko po përjeton një periudhë të vështirë, ndërsa ardhja e Solarit në stolin e Realit të Madridit e ka përkeqësuar situatën. 26-vjeçari nuk po aktivizohet dhe nga dita në ditë po shtohen shanset e largimit të tij.

Për situatën e krijuar ka folur dhe Rivaldo, ish-lojtari i Barcelonës. Braziliani, i cili ka fituar “Topin e Artë” në vitin 1999 (duke lënë pas Bekamin e Junajtd dhe Shevçenkon e Milanit) dhe Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, ka treguar se e çmon shumë spanjollin.

Rivaldo shkon dhe më tej, duke treguar dëshirën e tij për ta parë Iskon të luajë me… Barcelonën. Diçka e tillë do të sjellë irritimin e tifozëve të Realit dhe vështirë që të ndodhë, por braziliani tregon se kjo është vetëm një dëshirë e tij.

Do të më pëlqente ta shihja Iskon të luante me Barcelonën. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe mendoj se kjo lëvizje do të ishte në të mirën e dy palëve. Mbetet një mundësi shumë e komplikuar, e vështirë për t’u imagjinuar që dy rivalë të mëdhenj të negociojnë për transferimin e ndonjë lojtari. Isko duhet të shohë përpara, të mendojë për ndeshjen e radhës dhe ta harrojë këtë situatë. Reali? Ka ardhur momenti të përforcohet, ekipi ka nevojë për një sulmues, një lojtar të aftë për të shënuar rregullisht”, përfundon Rivaldo.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.