Karlton Kol prej një viti është dorëhequr nga futbolli profesionist. Ish-sulmuesi i njohur i Uest Hemit, i cili ka luajtur për rreth 15 vite në futbollin anglez ka shpallur falimentimin. Diçka e pabesueshme duke llogaritur se gjatë karrierës së tij Kol ka grumbulluar mbi 15 milionë paundë.
Në një rrëfim për “The Mirror”, Kol shpreson se historia e tij e trishtë do të bëhet një mësim për brezin e ri për t’u treguar më të përgjegjshëm. E kuptova gabimin tim vetëm kur më kishin mbetur vetëm pak vite karrierë”, tha sulmuesi, i cili ka luajtur shtatë herë përfaqësueses e “Tri Luanëve”.
Kol nuk është i vetmi futbollist anglez që ka falimentuar pas një karriere me kontrata milionere. Një ndër rastet më të famshme është ai i Pol Gaskonj, i cili po lufton prej vitesh me varësinë ndaj alkolit dhe kokainës.