Ish-portieri i Kamzës gjen ekip, transferohet në Kosovë

Trajneri i skuadrës kosovare Drita, Shpëtim Duro ka hedhur sytë nga Superiorja për të përforcuar skuadrën e tij, që këtë sezon është shumë larg objektivave. Kampionët në fuqi të Kosovës kanë afruar një portier nga kampionati shqiptar i futbollit.

Bëhet fjalë për ish-portierin e Kamzës, Mario Kirev. Burime të “sportekspres.com” pranë klubit të Dritës, konfirmojnë transferimin e portierit bullgar në Kosovë. 29-vjeçari u transferua në fillim të sezonit te skuadra e Kamzës, por nuk arriti të fitojë një vend në formacion, kjo dhe për shkak të formës së shkëlqyer të Avdylit.

Kirev luajti vetëm një ndeshje në Superiore me ekipin e Kamzës dhe nuk arriti të gjejë më shumë hapësira. Bullgari do të vazhdojë karrierën e tij te Drita dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit shqiptar, Shpëtim Duro për gjysmën e dytë të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *