Ish-mbrojtësi i Inter dhe Argjentinës njofton tërheqjen nga futbolli

Ish-mbrojtësi që u bë i njohur me fanellën e Interit më së shumti, pikërisht Nikolas Burdiso e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Argjentinasi ka njoftuar në llogarinë e tij në “instagram” tërheqjen nga futbolli në moshën 37-vjeçare.

Burdiso ka luajtur plot 551 ndeshje në karrierën e tij si profesionist, gjithashtu numëron 49 grumbullime me kombëtaren argjentinase. 37-vjeçari gjithashtu ka fituar Serinë A dhe kupën e Italisë me fanellën e Interit.

“Sot, 19 vite pas debutimit tim, ka ardhur koha që unë të mbyll aventurën time si futbollist. Falënderoj të gjithë ata që më shoqëruan në këtë udhëtim. Familjen time, shokët e skuadrës, klubet ku kam luajtur, trajnerët dhe mbi të gjithë dua të falënderoj tifozët. Ndihem krenar dhe kam bërë çdo gjë që kam ëndërruar që fëmijë”, ka mbyllur postimin e tij ish-mbrojtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online