Alkantara “rikthehet” pesë vite mbrapa: Ja pse u largova nga Barcelona

Në korrikun e vitit 2013 Tiago Alkantara la Barcelonën për t’u transferuar te Bajern Mynih. Mesfushori 27-vjeçar i është rikthyer dhe njëherë largimit nga ekipi katalanas në një prononcim për “El Larguero”.

I lindur në Itali, me origjinë braziliane, por që aktivizohet me kombëtaren e Spanjës, Alkantara tregon faktin që iu desh të ndryshonte skuadër për të luajtur rregullisht dhe për të ri gjetur kënaqësinë që të dhuron futbolli.

Më duhej të bëja një hap përpara për të ri gjetur lumturinë e të luajturit futboll. Do i jem gjithmonë mirënjohës Barcelonës për atë që më kanë mësuar, por vjen një moment kur duhet të shkosh në një vend tjetër për të mos zhgënjyer ata, të cilët të kanë mësuar aq shumë”, përfundon mesfushori i Bajernit të Mynihut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online