Emanuel Adebajor, edhe pse në një periudhë të shkurtër, ka luajtur me Realin e Madridit. Togolezi kaloi gjysmë sezoni në vitin 2011 i huazuar në Santiago Bernabeu nga Mançester Siti. Në atë kohë në krye të stolit ishte Zhoze Murinjo.
35-vjeçari në një prononcim për mediat, kujton kohën e kaluar në Madrid, ku përshtypjen më të keqe ja ka lënë “The special one”. Ai shprehet gjithashtu se Ronaldo stervitej fort dhe ishte shumë para shokëve të tij në aspektin fizik.
“Në Madrid në po fitonim me rezultatin 3-0 në pjesën e parë. Murinjo u fut në dhomën e zhveshjes dhe ‘u çmend’. Godiste çdo gjë që i dilte para, shishet e ujit, frigoriferin, televizorin.”
“Më kujtohet një rast kur ai e dëmtoi emocionalisht Ronaldon, pasi ai kishte shënuar një trigolësh. ‘Të gjithë thonë se ti je më i miri dhe po luan keq. Më trego që je më i miri’, iu drejtua Ronaldos. Murinjo na ‘vriste’ të gjithëve.”
Më pas Adebajor foli për Ronaldon dhe shkallën e jashtëzakonshme të punës së tij në stërvitje.
“Në trajnim ne dukeshim si fëmijët e tij. Bën manovra të jashtëzakonshme me topin. Në palestër është jo normal. Ramos dhe unë ishim më të fortit, por pa ardhur Ronaldo. Nëqoftëse në një vegël të vështirë ne bënim pesë ushtrime, ai bëntë 30 të tilla.
Sulmuesi aktualisht aktivizohet në Turqi me Bashakshehir, ndërsa më parë ka luajtur me klube si Arsenali, Monakoja, Totenhemi apo Kristal Palas.