Pas fitores 2-1 përbalë Kaljarit, trajneri i Lacios, Simone Inzagi, duket totalisht i përqëndruar te finalja e Kupës së Italisë. Tekniku italian foli për mbarëvajtjen e sezonit deri më tani, si dhe për finalen e Kupës:
“Sot mora përgjigjen që doja. Djemtë luajtën një ndeshje të madhe dhe duhet ta mbyllnim historinë e takimit që në pjesën e parë. Megjithatë, dua t’i komplimentoj futbollistët për lojën që bënë. Kemi bërë një sezon të mirë deri më tani, jemi drejt Europës dhe në finalen e Kupës.
Kaisedo, Imobile dhe Korrea? Vetëm dy nga ata do të luajnë përballë Atalantës në finale. Kush do të jetë më mirë fizikisht, do të zbresë në fushë. Po shikojmë dhe gjendjen e Milinkoviç-Saviç, i cili po na shqetëson, së bashke me Leivan dhe Badelj”, u shpreh Inzagi.