Europa dhe mbijetesa, një javë finalesh në Superiore

0

Derbi veç, për vlerën si ka si ndeshje dhe për shikueshmërinë. Gjithsesi në atë përballje Tirana garën nuk e ka me Partizanin, por me Kastriotin. Krutanët kanë pesë pikë më pak se bardheblutë dhe sot do tentojnë të mposhtin një Flamurtar që nuk ka Koliçin, Sukaj dhe Kotobellin. Motivimi në skuadrën e drejtuar nga Bledar Devolli është maksimal.

Nga ana tjetër vlonjatët duan të paktën një pikë për të vijuar garën për Europë, të paktën sportivisht. Laçi është skuadra që këtë javë është pushim dhe merr tre pikët në tavolinë, pasi në program kishte përballjen me Kamzën.

Kjo vë në presion Teutën dhe Skënderbeun, skuadra që përballen mes tyre në Korçë. Një takim mjaft interesant dhe durrsakët do kërkojnë maksimumin, edhe pse luajnë në transfertë. Nga ana tjetër skuadra e drejtuar nga Orges Shehi e di shumë mirë që çdo rezultat tjetër veç fitores e komplikon situatën.

Luftëtari gjithashtu e ka “jetë a vdekje” sfidën me Kukësin. Verilindorët, edhe pse nuk kanë shanse për titullin kampion, kërkojnë të “blindojnë” vendin e dytë. Nga ana tjetër gjirokastritët duan pikët e mbijetesës. Sikurse kuptohet, të gjitha përballjet e sotme janë finale, o për Europën, o për mbijetesën.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 33
E diel, më 12 maj 2019, ora 16:30

Partizani-Tirana
Skënderbeu-Teuta
Luftëtari-Kukësi
Kastrioti-Flamurtari

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.