Inzagi: Fitore historike, ua kushtoj tifozëve

Mbyllje fantastike për një ndeshje fantastike për Lacion. Dibala i futi të dridhurat tifozerisë laciale, por tribuna e tifozerisë ultras këndonte në kor “rëndësi ka zemra”, ajo që nxorri në shtesë Lacio, duke shënuar golin e tretë me të riun Murxhia. Ishte goli i trofeut, që e ka festuar gjatë edhe trajneri Simone Inzagi, i cili ka ngritur trofeun e parë në karrierë si trajner në Serinë A.

Domethënia e fitores – “Na jep shumë besim, isha shumë optimist edhe dje në konferencën për shtyp. Prej 4 korrikut skuadra po punon me seriozitet maksimal, për të ngritur këtë kupë. E dinim që duhej të bënim diçka të jashtëzakonshme, e bëmë, tani e meritojmë të festojmë”.

Grup i shkëlqyer – “Mendoj se është fitorja e një grupi fenomenal. U thashë: duhet të sakrifikohemi, ndoshta e fitojmë ndeshjen me ndonjë lojtar të futur nga stoli. Ishte profeci e mirë, por pa këtë grup asgjë nuk do të ndodhte. Nderim për këta lojtarë, luajtëm një ndeshje të jashtëzakonshme”.

Përkushtimi – “Ua kushtoj tifozëve, ata më kanë dashur dhe respektuar pa kushte, gjithnjë. Jam i lumtur që ngritëm një trofe në Romë”.

Trofe si trajner – “Nuk e kam për herë të parë, sepse kam fituar trofe me të rinjtë e Lacios. Ky është trofeu im i parë me ekipin e parë dhe në një stadium të mbushur, diçka madhështore”.

Parolo e Lukaku janë kthyer – “Janë dy lojtarë të rëndësishëm, na kishin munguar shumë. Gjithsesi, nuk dua të flas për lojtarë të veçantë, sepse grupi bëri gjithçka. Ishte një ndeshje perfekte, e merituam fitoren, e kërkuam deri në fund këtë kupë. Të 28 lojtarët kanë hyrë në histori, nuk ndodh gjithmonë që të fitosh një kupë ndaj Juves, në stadiumin tonë”.

Trajneri i dytë më i ri që ka fituar trofe me Lacion – “Në fillim të karrierës ushqeja ndonjë shpresë për të fituar trofe me këtë skuadër, por besimi m’u shtua duke e parë skuadrën si stërvitet dhe sillet, pre vitit të shkuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online