Valverde: Tani të shohim përpara, nuk ka mbaruar

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka nisur me humbje karrierën si trajner i skuadrës katalanase dhe kur disfata vjen në shtëpi, ndaj Realit, është një dhimbje e dyfishtë. Megjithatë, Valverde mundohet të mos shfaqet i zhgënjyer: “Një rezultat shumë i keq dhe tashmë rivali ynë është favorit i madh, por duhet të luhet edhe ndeshja e kthimit. Asnjëherë nuk mund të bësh gabime ndaj Realit dhe të kapesh ashtu në kundërsulm. Një humbje e hidhur, por duhet të shohim përpara, edhe pse natyrisht tani jemi pak të mërzitur. Duhej ta menaxhonim më mirë ndeshjen dhe pas barazimit tonë kishim shanset për të shënuar sërish, rezultati është gënjeshtar”.

Valverde sheh edhe nga merkatoja: “Jemi Barcelona, do të mundohemi të ndërtojmë një ekip sa më të mirë dhe kemi kohë deri në 31 gusht për të blerë lojtarë. Synojmë të ndërtojmë një ekip sa më të mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online