Mbrëmjen e së dielës, do të luhet ndeshja kryesore e kësaj javë në Serinë A, ku Roma e Di Françeskos do të presë zikaltrit e Interit në një duel mjaft delikat për të dyja ekipet. Verdhekuqtë vijnë pas dy humbjesh radhazi mes kampionatit dhe Europës, dhe duan fitoren me çdo kusht, për të mos humbur terren me zonën “Champions”.
Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga ndeshja, në kampin kryeqytetas ka mjaft shqetësime, si pasojë e dëmtimeve. Edin Xheko është zyrtarizuar si një mungesë, por edhe Stefan El Sharaui duket se nuk do të jetë i gatshëm. Dy mungesa mjaft të rëndësishme për Romën, ku duhet të bëjë pa disa nga titullarët e saj.
Gjithashtu dy argjentinasit, Havier Pastore dhe Diego Perroti janë në dyshim për përballjen ndaj Interit. Mungesa me peshë, të cilët priten të zëvendësohen nga Shik në sulm, si dhe Zaniolo e Klajvert në mesfushë.