Mesfushori qendror Matías Vesino është praktikisht një futbollist i Interit dhe mungojnë vetëm përgjigjet e kontrolleve mjekësore, që të vishet zyrtarisht zikaltër. Gianluca Di Marzio raporton se 25-vjeçari nga Uruguai ka marrë lejen e Fiorentinës dhe është në Milano, ndaj transferimi është i sigurt tashmë.
Domani le visite mediche di #Vecino con l'@Inter @SkySport #Calciomercato
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 31, 2017
Vesino luan te Fiorentina prej vitit 2013, me dy periudha huazimesh te Kaliari dhe Empoli. Në sezonin 2014/2015 mahniti tek Empoli dhe më pas u kthye në Firence, duke shkëlqyer për dy sezone, me 61 ndeshje në Serinë A, 5 gola e 5 asiste, por sidomos një motor i pandalshëm para mbrojtjes.
Për Vesinon Interi do të paguajë 24 milionë euro, duke u bërë futbollisti i dytë që lë Fiorentinën për Interin, pas Borha Valeros.