Interi nis sulmin për Modriç, gati oferta e parë për Realin

Inter nuk dorëzohet për Luka Modriç. Drejtuesit e klubit milanez kanë përgatitur planin ekonomik për të arritur tek kroati. Oferta është gati për lojtarin dhe Realin e Madridit. Siç citon “Il Giornale”, mesfushorin kroat e pret një kontratë 4-vjeçare me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, ndërsa Realit i afrohen 40 milionë euro për kartonin e tij.

15 milionë për huazimin e mesfushorit dhe 25 milionë të tjera në vitin e ardhshëm. Një shumë tepër e vogël, krahasuar më kërkesën prej 750 milionë eurosh që kërkon Florentino Perez. Tallje e quajnë mediat iberike ofertën e mundshme të italianëve, por ky mund të jetë hapi i parë i drejtuesve të Interit. Ata besojnë tek dëshira e lojtarit për t’u transferuar, diçka që rrjedhimisht do të ulë çmimin e tij.

Modriç është një nga mesfushorët më të mirë në botë, por moshën e ka kundër. 32-vjeçari nuk siguron shumë sezonë në nivele të larta dhe mendohet që çmimi i tij “real” sillet rreth 70 milionë eurove.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *