Interi ka nisur të mendojë për merkaton edhe pse sezoni aktual nuk është mbyllur ende. Zikaltrit duket se do të jenë aktiv në afatin kalimtar dhe spekulimet kanë nisur me kohë.
Raportimet e fundit të mediave italiane zbulojnë se klubi nga Milano është shumë pranë transferimit të Danilos. Braziliani nuk është i kënaqur me minutat që merr te Mançester Siti dhe me kontratën e tij që përfundon në vitin 2020, largimi duket i pashmangshëm në fund të këtij sezoni.
L’#Inter ha il sí di #Danilo per un quadriennale da 4 milioni netti a stagione. Ora i nerazzurri devono definire l’intesa con il #ManchesterCity: operazione da 22 milioni. Regista dell’affare l’intermediario Fabrizio #DeVecchi. #calciomercato
— Nicolò Schira (@NicoSchira) April 19, 2019
Për 27-vjeçarin Interi pritet të ofrojë një pagë prej 4 milionë eurosh, ndërsa për “Citizens” do të shkojë një ofertë 22 milionë euro.