Interi vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës, ndërkohë që ka një lajm të mirë nga infermieria. Milan Shkriniar e ka lënë pas dëmtimin që e la atë jashtë ndaj Sasuolos. Qendërmbrojtësi është shumë i rëndësishëm për skuadrën e Luçiano Spaletit.
Për këtë arsye që tani po diskutohet për rinovimin e kontratës dhe gjasat janë që të mbyllet gjithçka me sukses. Shkrinjar ka bërë një sezon të mirë me Interin vjet, çka u shoqërua edhe me interesimin e disa klubeve të mëdha.
Duke parë që rinovimi është pranë, Mançester Junajtdi duhet të shohë për ndonjë opsion tjetër. Plot 65 milionë ishin të gatshëm të ofronin “Djajtë e Kuq”, por Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Shkrinjar.
Zikaltrit paguan një vit më parë 27 milionë euro te Sampdoria për shërbimet e tij dhe tanimë vlen gati 3-fish. Kontrata e mbrojtësit përfundon në qershor të vitit 2022, ndërkohë që kontrata e re, sigurisht me kushte të përmirësuara financiare, do të zgjatet edhe me një vit,