Interi hedh sytë nga Gjermania, synon firmën me lojtarin e Shalkes

Interi i është bashkuar garës për të nënshkruar me anësorin e Shalkës, Daniel Kaligiuri, raporton “Bild”. Zikaltërit duhet të mposhtin konkurrencën e Milanit, Lacios dhe Romës për të arritur te firma e 31-vjeçarit.

Këtë sezon, Kaligiuri ka luajtur 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Shalken, ku ka shënuar 7 herë dhe ka asistuar 5 herë. Kontrata e tij skadon në fundin e sezonit të ardhshëm dhe Shalke e ka nxjerrë në shitje sulmuesin anësor, çka i ka ulur ndjeshëm vlerën e tij në treg. Një afrim i lirë dhe cilësor për skuadrën zikaltër, në rast se drejtuesit insistojnë për firmën e tij gjatë merkatos së verës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *