Interi e ka nisur merkaton e janarit me një goditje të bujshme. Diego Godin do të vishet zikaltër, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Mbrojtësi do të transferohet me parametra zero, teksa mbeten vetëm detajet e fundit për të zyrtarizuar gjithçka.
Uruguajani do të përfitojë plot 4.5 milionë euro, ku në rast se llogarisim dhe bonuset shkon deri në 6 milionë euro, duke u shndërruar në një nga më të paguarit në ekip. Kontrata që do të firmosë qendërmbrojtësi do të jetë 2-vjeçare, me opsion rinovimi dhe për vitin e tretë.
Godin ka spitakur me fanellën e Atletikos së Madridit, dukë qenë një ndër lojtarët kryesorë të ekipit të Simeones. 32-vjeçari, aktizohet prej vitit 2007 në La Liga dhe me Interin do të jetë aventura e tij e parë në Serie A.