Interesimi i Bashakshehirit dhe kombëtarja, Asani flet hapur

Jasir Asani është nga ata që nuk kanë shumë dëshirë të flasin. Ka ndodhur që ka shënuar, por pas ndeshjeve nuk ka dalë para mediave për të dhënë ndonjë deklaratë. Sulmuesi anësor po bën mirë me Partizanin, por nuk dihet ende një lider.

“Jo, tani për tani nuk ndihem lider”, u shpreh Asani në konferencë për shtyp. I ngacmuar për të ardhmen dhe vëzhgimin që i ka bërë Bashakshehir, sikurse ka raportuar ditë më parë “SportEkspres.com”, Asani tha: “Nuk kam asgjë për Bashakshehirin. Tani për tani jam këtu. Është herët të flasim, t’i marrim një ndeshje një nga. Normalisht do ishte mirë që të fitoja një titull dhe pastaj të largohesha”.

Sigurisht që sulmuesi e pret një ftesë nga kombëtarja: “Të gjithë lojtarët e presin ftesën e kombëtares”, tha shkurtimisht Asani, ndërkohë që më parë kishte folur edhe për treshen që formon me Bardhin e Malën, por edhe për Luftëtarin dhe golat e shënuar.

LIDHJA ME MALËN DHE BARDHIN – “Stërvitemi shumë mirë gjithë ekipi, jemi si familje e madhe dhe bashkëpunojmë shumë në stërvitje. Stërvitemi në grup na bën edhe më të fortë”.

GOLAT E SHËNUAR – “Kur erdhi profesor Gega te Partizani na dha liri të gjithë lojtarëve. Normalisht këtu është shumë e vështirë të luash nga minuta e parë, pasi ka presion të madh. Me ndihmën e stafit dhe të gjithëve kam arritur të shënoj tre gola. Jam i lumtur edhe kur asistoj, edhe kur shënoj.

LUFTËTARI – “Normal, vitin e kaluar e dimë se kush ishte Luftëtari. Nesër na pret ndeshje e rëndësishme, pasi rikthehemi nga pushimi dhe besoj se nesër të gjithë lojtarin do japim maksimumin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online