Interi është në garë për të zënë një vend në Championsin e sezonit të ardhshëm. Nëse kjo ndodh, Luçiano Spaleti do të jetë edhe sezonin e ardhshëm në drejtimin e Interit. Të paktën kështu raportojnë përtej Adriatikut, me “Sky Sport” që shprehen të sigurtë për këtë fakt. Interi është shumë pranë arritjes së këtij objektivi, pasi ndodhen të tretit dhe janë pesë pikë para Milanit të vendit të katërt.
Në muajt e fundit folur shumë largimi i Spaletit në fund të sezonit. Antonio Konte dhe Zhoze Murinjo janë emrat më të përmendur për të zëvendësuar ish-trajnerin e Romës. Megjithatë, e gjithë kjo zhurmë e krijuar shuhet. Ky vendim i drejtuesve zikaltër vjen edhe për arsye financiare. Atyre do t’i duhej të paguanin rrogën e Spaletit deri në fund të kontratës dhe do ulej në stol një trajner tjetër që kërkon gati dyfishin e pagës së Spaletit.