Inter, Real, Mesi dhe diferencat La Liga-Champions: flet Ter Shtegen

Mark Ter Shtegen po kalon një formë shumë të mirë dhe një gjë e tillë u pa dhe në fitoren kundër Seviljes, Portieri i Barcelonës kreu dy herë mrekullinë në dy raste të ekipit andaluzian, madje duke bërë pritje të dyfishta. Në prag janë sfidat kundër Interit në Champions dhe Realit të Madridit në kampionat.

Dëmtimi i Leo Mesit ka lënë një shije të hidhur në kampin katalanas, por portieri gjerman është i bindur që zëvendësuesi do të zhvillojë ndeshje fantastike. Ekipi ka kualitet dhe shumë alternativa në repartin e avancuar, ndërsa ndryshon situata në mbrotje. Umtiti dhe Vermalen janë të dëmtuar, por Lenglet po paraqitet mirë në krah të Pike. Ter Shtegen tregon dhe ndryshimin mes kampionatit dhe Champions-it, ndërsa kërkon fitoren përballë Interit, ndeshje që zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

INTER-REAL – “Këto janë ndeshje që i interesojnë të gjithë botës. Është një mundësi për të gjithë ne. Pasi fituam kundër Seviljes, duam të mposhtim dhe Interin e Realin.”

NDRYSHIMI KAMPIONAT-CHAMPIONS – “Çdo ndeshje ndryshon nga tjetra. Në kampionat nuk kemi zhvilluar ndeshjet më të mira. Kjo ndodh, sepse ekipet njihen, të gjithë zhvillojnë ndeshjen e vitit kundër nesh dhe duhet të luftojmë kundër kësaj. Na presin shumë ndeshje të tilla. Jemi përgatitur, është e komplikuar, por duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Duhet të kujdesemi për fizikun tonë dhe jemi në një rrugë të mirë.”

MUNGESA E MBROJTËSVE – “Të gjithë lojtarët tonë kanë cilësi të veçanta, do ishte bukur t’i kishim të gjithë në dispozicion, por kjo është situata. Shpresoj të kthehen shpejt, por ka lojtarë të tjerë me kualitet, të cilët mund të përshtaten në këtë pozicion. Jemi një skuadër e madhe dhe duhet të tregojmë që jemi gati. Lenglet ka zhvilluar ndeshje të mira dhe gjendet në formë të shkëlqyer.”

UMTITI 3 MUAJ JASHTË – “Tani po bën një trajtim të veçantë, është e vështirë të kuptosh gjithçka menjëherë, por e shoh të lumtur. Është shumë profesionist dhe po e ndihmojmë të kalojë këtë moment. Shpresoj të rikuperohet 100%, kjo është më e rëndësishmja dhe nuk duhet të sforcohet për t’u rikthyer.”

DËMTIMI I MESIT – “Leo është një pikë kyçe e lojës tonë, por do përpiqemi ta zëvendësojmë, edhe pse nuk do të jetë e thjeshtë. Kemi shumë cilësi përpara dhe jam i bindur se kushdo që do të luajë, do ta bëjë në mënyrë të jashtëzakonshme.”

RIVALËT – “Ka shumë dhe është e vështirë të përmendësh emra në këtë moment, sepse është akoma herët. Ne mendojmë vetëm për veten tonë dhe duhet të luajmë një futboll të bukur si në dy ndeshjet e Champions-it. Tani kemi shansin të vazhdojmë me fitore, duke filluar nga ndeshja kundër Interit.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online