FSHF vendos për datat dhe oraret, javë “betejash” në të Parën

Dy ekipe ngjiten në Superiore nga e Para dhe gara duket mjaft interesante. FSHF ndërkohë ka vendosur edhe datat e oraret e ndeshjeve të javës së shtatë. Nëntë takime do të zhvillohen ditën e shtunë, kurse të dielën një. Do të jetë përballja Bylisi-Pogradeci që do të luhet pas të tjerave dhe si zakonisht do të transmetohet në RTSH.

Janë disa ndeshjet interesante këtë javë. Vllaznia luan në një transfertë të vështirë me Shënkollin, sikurse Dinamo me Ilirinë. Korabi kërkon rikthimin te fitorja me Burrelin, ndërsa Erzeni e Vora tre pikët ndaj Veleçikut dhe Besëlidhjes.

Në Grupin B veçohen ndeshja mes Egnatias dhe Besës, si dhe takimi Apolonia-Tomori. Lushnja do kërkojë t’i shkaktojë humbjen e radhës Elbasanit, kurse në Cërrik vendasit do tentojnë të ndalin Orikun.

KATEGORIA E PARË – JAVA 7

GRUPI A
E shtunë, 27 tetor 2018, ora 14:00

Korabi-Burreli
Iliria-Dinamo
Shënkolli-Vllaznia
Erzeni-Veleçiku
Vora-Besëlidhja

GRUPI B
E shtunë, 27 tetor 2018, ora 14:00
Elbasani-Lushnja
Apolonia-Tomori
Turbina-Oriku
Egnatia- Besa

E diel, 28 tetor 2018, ora 14:00
Bylis-Pogradeci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online