Zmijani fton tifozët: Ju, një armë për t’u kualifikuar!

Vllaznia U19 luan nesër prej orës 17:00 ndeshjen e kthimit kundër Astana për llogari të UEFA  Youth League. Takimi i parë është fituar nga kazakët me rezultatin 3-1, ndërkohë që shkodranët do mundohen ta përmbysin atë rezultat dhe të kalojnë në raundin tjetër.

Për këtë drejtuesit e klubit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të tifozëve. Hyrja në stadium është falas dhe trajneri Luan Zmijani në konferencën e sotshme për shtyp fillimisht ka pasur një mesazh për ndjekësit e Vllaznisë.

“Nëse ne do të kemi mbështetje të madhe të publikut, atëherë do të jetë një ‘armë’ më tepër për ne që të arrijmë objektivin. Ata djem kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e tifozerisë së zjarrtë shkodrane, që me thënë të drejtën po mungon në shkallët e stadiumit”, u shpreh Zmijani.

KUALIFIKIMI – Ai gol i shënuar në fund u ka dhënë shpresë shkodranëve për t’u kualifikuar dhe trajneri Zmijani beson se kanë shanset e tyre për të bërë më tepër. “Ndeshja e kaluar ka pasur tablo të ndryshme. E nisëm me një goditje të shpejtë, një penallti shumë e diskutueshme. Më pas goditëm shtyllën dhe ishte një mundësi për të barazuar. Më pas situata mund të ishte ndryshe për ne. Gjithsesi është ai i ligji i pashkruar në futboll,  që nëse nuk shënon do e pësosh. Pësuam edhe golin e dytë më pas”, tha trajneri i Vllaznisë U19.

Më tej ai shtoi: “Djemtë munden të bëjnë diçka më ndryshe. Pësuam edhe golin e tretë dhe menduam se gjithçka përfundoi. Pastaj na erdhi edhe dëmtimi më i madh, pasi u ndëshkuam me karton të kuq. Por djemtë treguar ata që nuk dorëzohen dhe me një lojtar më pak arritën të shënonin. Ju e dini se goli në fushë kundërshtare është i barasvlershëm me dy. Na ka dhënë më shumë mundësi, por gjendja e mirë e portierit Qarri na ka shpëtuar nga goli disa herë. Mund të mbyllej 3-3, por mund të humbnim edhe më thellë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online