Interi i sezonit të ardhshëm po fillon të marrë formë. Pas zyrtarizimit të Diego Godin, zikaltrit kanë prezantuar përforcimin tjetër për repartin e mbrojtjes. Lojtari më i ri i Interit është austriaku Valentino Lazaro. Kartoni i 23-vjeçarit ka kushtuar 22 milionë euro .
Lazaro vjen nga Herta e Berlinit dhe pritet të jetë zgjedhja e parë e Antonio Kontes në rolin e mbrojtësit të djathtë.
https://www.instagram.com/p/BzYRdpYiiHz/?utm_source=ig_web_copy_link
23-vjeçari është një prodhim i akademisë së Red Bull Salcburg dhe deri dy vite më parë luante si sulmues krahu, por një zhvendosje nga trajneri hungarez Pal Dardai rezultoi vendimi i goditur për të ardhmen e lojtarit që tanimë është përshtatur në mënyrë perfekte si mbrojtës krahu.