Drejtuesit e Interit dhe Romës kanë publikuar sot bilancet financiare për periudhën 30 korrik 2017 – 30 korrik 2018. Rritjet e investimeve si te zikaltrit, por edhe te verdhekuqtë kanë bërë që të dyja skuadrat të regjistrojnë bilance negative.
Roma është klubi që ka regjistruar humbjen më të madhe. Skuadra në pronësi të amerikanit Xhejms Palota ka pasur një xhiro vjetore rekord prej 325 milionë Euro, ndërsa humbjet kanë qenë 25 milionë Euro. Shifër kjo që shpjegon edhe largimet e menjëhershme te lojtarëve si Naingolan, Alison dhe Strotman, shitjet e të cilëve sollën 110 milionë euro në arkat e Romës dhe do të llogariten në bilancet e vitit që vjen.
Ndërkohë, Interi ka regjistruar një humbje prej 17 milionë Eurosh, një minus ky që pritet të balancohet vitin e ardhshëm me të ardhurat që do arkëtohen nga pjesëmarrja në Champions League, kompeticion që i mungonte klubit zikaltër prej gjashtë vitesh.