Infantino: Do të zbusim rregullat e FFP, ata që duan të invesotjnë

Në vitin 2009 organi më i lartë i futbollit në Evropë, “UEFA” krijoi rregullat strikte të “Financial Fair-Play”, thënë në shqip ndershmëria financiare. Qëllimi i këtij ligji ishte ulja e investimeve të tepruara të klubeve në mënyrë që të ulen sa më shumë humbjet financiare.
Ky ligj ka të mirat e tij, pasi ka ulur mjaft defiçitet, por ka penguar shumë skuadra të investojnë në rritjen e tyre. Milani, Interi e klube të tjerë janë në vështirësi dhe ky rregull është një prej fajtorëve. Së fundmi Milani u dënua për mospjesëmarrje në Europa League.

Si rezultat i këtyre “efekteve anësore”, “FIFA” pritet t’i zbusë këto rregulla strikte dhe të lejojë të investojnë klubet që dëshirojnë. Këtë e ka pohuar vetë Xhani Infantino, presidenti i qeverisë së futbollit botëror, i cili shton se do të mundësohet edhe fitimi pas investimit.

“Ne duhet të ndihmojmë ata që duan të investojnë në futboll, në të gjitha nivelet. Në Serie A, por jo vetëm ne duhet të vendosim disa rregulla. Kur unë isha në UEFA, e futëm ndershmërinë financiare sepse futbolli po humbiste 1.7 miliardë çdo vit dhe duhej një mekanizëm që ta ndalonte këtë. Ne vendosëm këto rregulla dhe patëm sukses sepse tani futbolli nuk gjeneron humbje. Por ka ardhur koha që të shohim përpara. Ne si FIFA do të japim kontributin tonë. Duam t’u japim mundësi klubeve të rriten, në Evropë dhe në gjithë botën. Do të vendosim disa rregulla, ku do lejojmë investitorët të hedhin para, por edhe të fitojnë”, u shpreh Infantino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online