Incidentet në stadium: 12 të arrestuar, gjoba dhe procedim penal për drejtuesit e Tiranës

Pas ndeshjes Tirana-Kukësi, zhvilluar ditën e djeshme, në fushë u futën disa tifozë dhe kjo ngjarje po merret në shqyrtim nga Policia e Shtetit. Pas njoftimit paraparak, tanimë ka të dhënë të tjera. Janë arrestuar 12 persona, ndërkohë që ka gjobë për kompaninë e sigurisë private.

Por edhe klubi bardheblu e pëson. Pas derbit u kërkua të plotësoheshin të tjera kushte shtesë për sigurinë dhe kjo nuk ka ndodhur. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se do procedohen penalisht edhe drejtuesit e klubit bardheblu, si dhe drejtuesit e stadiumit “Selman Stërmasi”. Sigurisht personat përgjegjës për sigurinë.

DEKLARATA E DREJTORISË VENDORE TË POLICISË TIRANË – Në lidhje me incidentin e djeshëm të ndodhur në stadiumin “Selman Stërmasi” pas përfundimit të ndeshjes midis ekipeve “Tirana- Kukësi”, ju bëjmë me dije se: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në përgjigjen e kthyer Klubit Sportiv “Tirana” e ka bërë me dije që nuk do të garantonte rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe në përfundim të këtij aktiviteti sportiv, pasi nuk plotësonte kërkesat në bazë të ligjit nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, Për masat shtesë të Sigurisë publike”.

Lidhur me situatën e krijuar ditën e djeshme pas mbarimit të ndeshjes Policia mori këto masa: Me marrjen e informacionit ndërhyri në kohë për parandalimin dhe agravimin e mëtejshëm të situatës duke larguar tifozët nga fusha drejt vendqëndrimit fillestar. Menjëherë bëri kapjen dhe shoqërimin pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 të 12 tifozëve prishës të rendit dhe të sigurisë, si më poshtë:

A. Gj. 18 vjeç, banues në Tiranë
D. B. 37 vjeç, banues në Tiranë
B. K. 18 vjeç, banues në Tiranë
I. K. 18 vjeç, banues në Tiranë
A. V. 31 vjeç, banues në Tiranë
L. P. 20 vjeç, banues në Tiranë
D. D. 18 vjeç, banues në Tiranë
K. Sh. 18 vjeç, banues në Tiranë
H. H. 21 vjeç, banues në Tiranë
O. H. 18 vjeç, banues në Tiranë
K. M. 18 vjeç, banues në Tiranë
L. Zh. 22 vjeç, banues në Tiranë.

Personat e sipërpërmendur janë proceduar penalisht për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal. Nëpërmjet pamjeve filmike dhe informacioneve po vazhdon puna për identifikimin, shoqërimin dhe procedimin penal dhe administrativ të personave të tjerë të përfshirë në prishjen e rendit dhe qetësisë në këtë aktivitet sportiv.

Gjithashtu ndaj subjektit privat “Octapus 1 Security” i pajisur me licensë të kategorisë 1-3A, e kontraktuar nga Klubi Sportiv “Tirana” për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe në përfundimit të aktivitetit sportiv për mospërmbushje të detyrimeve ligjore u morën këto masa:

  • gjobë drejtuesit teknik, bazuar në ligjit 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 26 germa “d” dhe “dh”.
  •  gjobë për 5 punonjës të subjektit SH.P.S.F “Oktapus 1 Security”, bazuar në ligjin 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 27.

Ju bëjmë me dije se subjekti privat “Octapus 1 Security”i pajisur me licencë të kategorisë 1-3A është gjobitur për mospërmbushje të detyrimeve ligjore dhe për problemet e ndodhura edhe në ndeshjen K.F Tirana – K.F Partizani në datë 28.09.2018.

Vazhdojnë procedurat për procedimin administrativ të Klubi Sportiv “Tirana” për moszbatimin dhe marrjen e masave bazuar në ligjin Nr. 19/2016, datë 22.09.2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”.

Sqarojmë se për drejtuesit e K.F “Tirana” dhe drejtuesit e stadiumit “Selman Stërmasi” ka filluar procedimi penal për mos përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, ” Për masat shtesë të Sigurisë publike” të evidentuara në ndeshjen e datës 28.09.2018. midis K.F Tirana – K.F Partizani.

Policia e Tiranës është e vendosur të zbatoj me përpikmëri detyrimet dhe përgjegjësit e përcaktuara në aktet e mësipërme për marrjen e masave gjatë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online