Iliria i “rrëmben” kapitenin Burrelit

Iliria e Fushë-Krujës po punon qetësisht në merkaton verore, por deri tani ka bërë disa goditje të zgjuara, sepse është përforcuar në çdo repart, me emra si Turkaj, Gjokeja, Xhambrahimi, Anton Lleshi e portieri Ujkaj.

Sport Ekspres mëson se klubi nga Fushë-Kruja ka mbyllur sot marrëveshjen edhe me ish-kapitenin e Burrelit, Donald Mëllugja, mesfushor me aftësi mjaft të mira sulmuese.

Vetëm 22 vjeç, Mëllugja aktivizohet prej vitit 2013 me ekipin e parë në qytetin e vendlindjes, duke qenë titullar fiks në 4 ndeshjet e fundit dhe duke marrë edhe shiritin e kapitenit.

Tani Mëllugja braktis për herë të parë Burrelin, duke firmosur tek Iliria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online