Iliria fiton duelin e mbijetesës, vendos Xhaferri

Një gol i Xhaferrit 13 minuta përpara fundit të ndeshjes i ka dhuruar tre pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë ekipit të Ilirisë përballë Burrelit.

Mjaftuan vetëm dy minuta lojë për t’u zhbllokuar sfida. Kabiru kaloi vendasit në avantazh, ndërsa nuk mungoi reagimi i ekipit matjan. Sulmuesi Ajazi barazoi shifrat në minutën e 18-të për ekipin e Plorit dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Pjesa e dytë nisi e fortë dhe plot rivalitet, por ekipin nga Fushë Kruja gjeti golin e avantazhit në minutën e 77-të. Xhaferri shënoi golin e fitores për Ilirinë dhe ky trepikësh i ngjit djemtë e Salës në vendin e shtatë në grupin A të Kategorisë së Parë me 18 pikë.

Burreli vazhdon të qëndrojë në vendin e parafundit me 15 pikë dhe i duhet të luftojë fort për të siguruar qëndrimi në kategori.

KATEGORIA E PARË – JAVA 15
E mërkurë, më 6 shkurt, ora 14:00

Iliria-Burreli 2-1
Shënues: Kabiru 2’, Xhaferri 77’ / Ajazi 18’

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online