Tashmë është bërë rutinë: sa herë Juventusi bën figurë të keqe në Champions League, 3-4 ditë më vonë fiton bindshëm në Serinë A dhe mediat ndryshojnë pllakë, duke nisur nga elozhet.
Sot Juve fitoi 3-1 ndaj Sasuolos pa u lodhur shumë, falë tre golave të Paulo Dibalas, perfekt në Mapei Stadium. Sasuolo nuk është ai i sezoneve të shkuar dhe nuk bëri ndonjë rezistencë të madhe, edhe pse shkurtoi përkohësisht në 2-1.
Juve kthehet i pari, me pikë të barabarta me Interin, ndërsa Seria A mbetet “pronë private”, sepse edhe këtë sezon duket favoriti i madh për titull.