“Iki që tani”, Sarri bën deklaratën e bujshme

Mauricio Sarri përflitet prej kohësh mbi një largim nga Çelsi. Kohët e fundit kanë egzistuar dy skenarë mbi largimin e mundshëm të tij. Njëri është se Sarri dëshiron të largohet me dëshirën e tij për t’u rikthyer në atdhe, ku e pret Juventusi dhe Roma. Dyshimi tjetër ka të bëjë me pakënaqësinë e klubit me punën e trajnerit.

Mediat angleze spekulojnë se Sarri do të shkarkohet nga drejtuesit për t’i lënë vendin Frenk Lampard. Ish-mesfushori aktualisht drejton Derbin në Championship dhe është në finalet e “Play-Off” për të zënë një vend në Prmeier Ligë sezonin e ardhshëm.

Trajneri në një intervistë mundohet të shuajë zërat që thonë se ai nuk dëshiron të qëndrojë. Italiani e hedh topin tek drejtuesit kur thotë se do të ishte i lumtur nëse qëndron. Shprehet se do të ketë një takim me krerët e klubit pas finales, ku do të vlerësohet puna e bërë gjatë sezonit. Nuk mendon aspak se Europa League është shpëtimi i tij.

“Kam një kontrate dyvjeçare dhe nuk kam kontaktuar me asnjë klub tjetër. Tani mendoj vetëm për finalen kundër Arsenalit. Më bëhet qejfi që klubet italiane janë interesuar për mua, por do të isha i lumtur nëse vazhdoja me Çelsin. Është një klub i madh. Në fund të sezonit do të analizojmë gjithçka me drejtuesit.

“Nuk mund të themi se futbolli im praktikohet vetëm në Itali dhe jam i lumtur vetëm atje. Mënyra ime e të luajturit futboll është dëshmuar se funksionon edhe në Angli. Nëse Europa League do të ishte shpëtimi im do të ikja që tani. E gjithë puna e bërë gjatë vitit nuk mund të hidhet kurrsesi poshtë për 90 minuta”, u shpreh Sarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *