Ikardi-Vërsaljko, ka lajme të mira për Inter

Mauro Ikardi ndodhet në Pinetina duke u përpjekur që në sfidën e së shtunës ndaj Parmës të jetë me patjetër titullar. Pas angazhimit ne kombëtare, kapiteni është stërvitur i diferencuar për të rekuperuar energjitë pas udhëtimit.

Në varësi të gjendjes së tij fizike stafi do të vendosë në rast se kapiteni mund ta nisë nga minuta e parë. Në rast se një gjë e tillë nuk ndodh pritet që Keita Balde të jetë në majë të sulmit si në sfidën e fundit ndaj Bolonjës.

Gjithashtu ka pasur zhvillime edhe për kroatin Sime Vërsaljko. Kroati, i cili braktisi fushën ndaj Spanjës vetëm pas 20 minutash për një problem në gju, ka punuar së bashku me bashkëkombësit e tij, Perisiç dhe Brozoviç, të cilët u bashkuan më vonë me grupin.

E rëndësishme është që gjendja e tij nuk shkakton panik. Dita e nesërme, përveç ndonjë surprize të pakëndshme, pritet ta rikthejë në stërvitje normale me ekipin mbrojtësin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online