Interi fitoi 3-1 në Frozinone dhe ka përforcuar pozitat në vendin e tretë në renditje, ndërsa trajneri Luçiano Spaleti ka lavdëruar ekipin, si dhe ka shpjeguar pse Mauro Ikardi nuk gjuajti penallti.
“Fitore e rëndësishme, që na jep qetësi, ndaj një rivali aspak të thjeshtë, sepse Frozinone nuk kishte asgjë për të humbur dhe luante e qetë, të kapte ndonjë rezultat befasues. Më vjen keq vetëm për faktin që nuk shënuam shumë gola dhe nuk e mbyllëm ndeshjen më herët”.
Spaleti ka folur edhe për Ikardin, duke u ndalur te fakti që nuk gjuajti 11-metërsh: “Në ekip kemi 3-4 lojtarë që gjuajnë penallti shumë mirë. Këtë radhë Perishiç e Ikardi kishin rënë dakord që të gjuante Ivan. Është sportivitet, profesionalizëm dhe sinjal i një miqësie të fortë”.