Sinan Idrizi nuk shmanget. Administratori i Flamurtarit prej muajsh i ka dërguar Këshillit Bashkiak një shkresë dhe kërkon një përgjigje në lidhje me borxhet e prapambetura që ai dhe kompanitë turke kanë shlyer, por ende asnjë lëvizje. Para jo e jo, por as një përgjigje.
Kjo e “gërryen” përbrenda Idrizin, i cili i ftuar mbrëmë në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, i merr përsipër të gjitha përgjegjësitë. Gjithsesi e ka një shpresë dhe kjo te ndryshimet ligjore që pritet të bëhen në vend. Është me shumë rëndësi që sporti dhe futbolli në veçanti të kenë mbështetja nga shteti me poltika fiskale lehtësuese dhe nxitëse për të investuar në terrene.
“Flamurtari është dështim i drejtpërdrejtë i imi dhe është fakt. Arrita që vetëm në muajin gusht të ndërtoj një skuadër pretendente, por pas vetëm 3 muajsh, gjithçka u shpërbë, për arsye që tashmë dihen. Nuk është e ekzagjeruar, edhe pse është një çështje burokratike. Po të futemi në detaje do të duket sikur shmangemi nga përgjegjësitë”, shprehet Idrizi.
Më tej ai shton: “Ky ligj është vit demarkacioni, sepse do i japë fund tmerrit me Këshillin Bashkiak. Kam 5-6 vite qe nuk marr asgjë nga bashkia, nuk dua asgjë. Dua vetëm përgjegjësi qytetare, një përgjigje zyrtare për investimet e mia dhe nuk vjen asgjë. Nuk mund të pres 4-5 muaj për një përgjigje. Edhe nëse nuk vjen sërish është përgjegjësi e imja, nuk ua lë të tjerëve”.