Gabriele Gravina ka hedhur një ide të veçantë. Pjesë e librave fantastiko-shkencorë e cilëson kreu i FIGC (Federata Italiane e Futbollit), i cili dëshiron të hapë një debat në futbollin italian.
Presidenti tundohet nga ideja e futjes së ndeshjeve play-off dhe play-out në Serie A. Diçka e tillë do të rriste interesimin, ndërsa shpjegon në detaje funksionimin e propozimit revolucionar.
“Sistemi ynë po kalon një krizë që, më shumë se për rregulla, ka nevojë për ndryshime. Në një mënyrë shumë provokuese kam hedhur idenë e ndeshjeve play-off dhe play-out në Serie A. Dua të hap një diskutim mbi këtë opsion. Është një ide që i përket librave fantastiko-shkencorë, por mund të bisedojmë qetësisht. Mund të zhvillojmë një fazë të parë të kampionatit me 10 skuadra që luajnë play-off dhe 10 të tjera që luajnë play-out. Faza e dytë pastaj mund të rrisë shumë interesimin”, përfundon Gabriele Gravina.