“Si mund të diskutohet Alegri?! Në Champions po vuajnë edhe Mesi me Guardiolën”

Maks Alegri ka fituar 5 tituj kampionë me Juventusin, por për drejtuesit e klubit dhe një pjesë të madhe të tifozëve kjo nuk mjafton. Kampionët e Italisë kërkojnë prej vitesh fitimin e Champions Ligës dhe trajneri livornez nuk po arrin të sjellë trofeun e madh në Torino.

E ardhmja e tij me Juven është në dyshim, ndërkohë që në mbrojtje i ka dalë fituesi i fundit italian i “Topit të Artë”. Fabio Kanavaro analizon situatën dhe shpjegon mendimin e tij.

Për të fituar kompeticionin më të rëndësishëm për klube nuk është aspak e thjeshtë dhe nevojitet edhe pak fat. Ish-mbrojtësi i Juventusit, sot trajneri i Guanzhu Evergrande në Kinë, merr edhe shembullin e Mesit e Guardiolës për të justifikuar Alegrin.

Juventusi është një hap para në krahasim me ekipet e tjera në Itali. E kanë ndërtuar këtë fuqi me kalimin e kohës. Bardhezinjtë i bëjnë gjërat në mënyrën e duhur dhe vetëm kur je pjesë e Juves e kupton diferencën midis lojës dhe fitores.

Alegri? Për mua duhet të qëndrojë dhe nuk e kuptoj si mund të vihet në diskutim. Alegri ka fituar 5 tituj kampion me bardhezinjtë. E kuptoj dhimbjen e Champions Ligës, por është një problem edhe për Mesin e Guardiolën.  Fitimi i këtij kompeticioni kërkon edhe pak fat”, përfundon Fabio Kanavaro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online