Ideja e fundit, Barça dhe Interi projektojnë shkëmbimin e bujshëm

Një ide interesante po qarkullon në Katalunjë. Tratativat nuk kanë nisur akoma, por Barcelona dhe Interi mund të kryejnë një shkëmbim të bujshëm: Raxha Naingolan në Spanjë dhe Arturo Vidal nën urdhrat e Antonio Kontes.

Kampionët e Spanjës po tentojnë shitjen e mesfushorit kilian, i cili është i preferuari i trajnerit zikaltër. Bashkë kanë punuar te Juventusi dhe Konte e vlerëson shumë. “Do doja ta kisha gjithmonë në ekipin tim Vidalin. Është një futbollist i madh, një mesfushor i fortë dhe një djalë shumë i mirë, me të cilin kam një raport fantastik”, shprehej trajneri leçez në dhjetor të vitit 2017.

Nga ana tjetër, Barcelonës i mungon një lojtar me karakteristikat e belgut të Interit. Problem mbeten pagat e lojtarëve. Naingolan përfiton 4.5 milionë euro në sezon, ndërsa Vidal 9 milionë të tillë, pra dyfishin. Sinjali është dhënë dhe tani pritet të nisin negociatat për të realizuar një operacion që do i kënaqte të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *