Ideja e Arsenalit, gati shkëmbimi i “çmendur”

0

Arsenali ka një ide sa i përket merkatos dhe po studion mbi mundësinë e një shkëmbimi lojtarësh me Realin e Madridit. Siç raporton “The Independent”, drejtuesit e klubit londinez dëshirojnë një shkëmbim Ozil-Isko.

Turku mund të rikthehet në Madrid, aty ku ka luajtur gjatë sezoneve 2010-2013, por mbetet problem paga e tij prej 300 mijë sterlinash në javë. Nga ana tjetër, Isko është pranë largimit nga Reali dhe Arsenali do e priste me krahë hapur spanjollin.

Isko është një nga të preferuarit e Unai Emeri dhe ai do të ishte një përforcim fantastik për repartin ofensiv të “topçinjve”, ndërsa Ozil do ta mirëpriste një rikthim në kryeqytetin spanjoll.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.