Los Anxhelos Galaksi barazoi me rezultatin 1-1 në përballjen me Los Anxhelos FC. Ibrahimoviç (15’) kaloi ekipin e tij në avantazh duke shënuar golin e 499-të në karrierë. Suedezi, i cili është aktivizuar me ekipe si: Ajaks, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Mançester Junajtid më parë, është vetëm një gol larg shifrës 500. Meksikani Vela (51’) barazoi në fillimin e pjesë së dytë dhe ndeshja u mbyll pa fitues.
Nëse Ibra është vetëm një gol larg një shifre fantastike, në ndeshjen tjetër midis Orlando Sitit dhe Atlanta Junajtid, që përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin 1-2, Jozef Martinez (73’) shënoi golin e 28-të në kampionat. Një rekord për sulmuesin nga Venezuela, që thyen rekordet e vendosura nga Bredli Rajt-Filips (2014), Kris Uondolovski (2012) and Roi Lasiter (1996) duke u bërë sulmuesi që shënon më shumë gjatë një sezoni në MLS.
Atlanta vazhdon të kryesojë Konferencën e Lindjes dhe kjo fitore e ngjit në kuotën e 54 pikëve, pesë më shumë se Nju Jork Red Bull, që pritet të zhvillojë ndeshjen e saj.