Çyrbja i qartë: Flamurtari? Ne kudo shkojmë për 3 pikët

0

Kukësi përballet nesër me Flamurtarin, ndërkohë që nisja e kampionatit për verilindorët nuk ishte më e mira. Barazimi me Laçin nuk është pritur mirë, por tashmë nuk ndryshohet dot gjë. Mesfushori Arbër Çyrbja, ka folur për takimin e parë.

“Barazimi nuk na shkon për shtat, por si ndeshja e parë, lodhja dhe harmonizimi ndikuan”, ka thënë shkurtimisht durrsaku për “Supersport”. Më tej ai flet edhe për gjendjen e tij sportive. Ndaj Laçit Çyrbja dha asistin e golit të Uilliam Kordeiros.

“Kjo është lëvizja e parë brenda për brenda Shqipërisë, nuk jam akoma 100%. Do përshtatem shpejt. Nuk ka rëndësi për mua nëse shënoj gol apo jap asist, me rëndësi është skuadra të marrë rezultatet e duhura”, tha mes të tjerash Çyrbja.

“Flamurtari ka marrë lojtarë të rinj, ashtu si ne. Kampionati është i gjatë dhe ka kohë plot për përmirësime. Dihet që Kukësi synon titullin dhe në çdo ndeshje shkon për tre pikët”, deklaroi futbollisti i Kukësit i pyetur mbi objektivin e verilindorëve në ndeshjen me Flamurtarin në transfertë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.