Kukësi dhe Partizani u ndanë në barazim 1-1 në takimin e së premtes, një sfidë shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Verilindorët kërkonin fitoren që të shkurtonin diferencën me Partizanin, por në fund skuadrat ndanë nga një pikë dhe diferenca mbetet po 9 pikë.
Për Kukësin, goli u shënua nga sulmuesi Rexhinaldo. Mozambikasi shënoi një supergol nga goditja e dënimit, duke shtangur portierin Hoxha. Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi për të marrë pikët e plota, pasi Asani barazoi me penallti. Pas ndeshjes, Rexhinaldo shfrytëzoi rrjetet e tij sociale për të komentuar ndeshjen.
Shumë i kënaqur për golin, i trishtuar për barazimin. Të vazhdojmë të punojmë dhe të besojmë se gjithçka është e mundur, edhe pse tani është më e komplikuar lufta për titullin kampion”, shkruan sulmuesi, i cili ka shkuar në kuotën e 9 golave, po aq sa ka realizuar Latif Amadu i Teutës.