I thyejnë rekordin, nigeriani i Tiranës i përulet Ighalos

Nigeria mposhti Libinë me rezultatin 4-0 ditën e djeshme, duke u ngjitur në vendin e dytë në grupin e saj në Kupën e Kombeve të Afrikës. Nigerianët ndodhen në grup me Afrikën e Jugut, Libinë dhe Seiçeles. Heroi i takimit të së shtunës ishte Odion Ighalo, me një tregolësh të shënuar. Sulmuesi 29-vjeçar i ekipit kinez të Çangçun Jatai ka thyer një rekord 5-vjeçar, duke shënuar tre gola brenda 65 minutash lojë.

Rekordi iu mëparshëm mbahej nga sulmuesi i Tiranës, Namdi Oduamadi. Ky i fundit i shënoi një tripletë Tahitit në ndeshjen e Kupës së Konfederatave të vitit 2013. Uduamadi e shënonte tripletën e tij brenda 66 minutash, ndërsa Ighalo ia ka thyer rekordin për vetëm 1 minutë.

Ka qenë vetë lojtari i Tiranës, i cili ka postuar një gjë të tillë në rrjetet sociale duke përgëzuar shokut të tij për thyerjen e rekordit. “Të përulem, vëlla”, komenton Uduamadi, i cili ka nisur eksperiencën me bardheblutë e Tiranës dhe është në kërkim të golit të parë “shqiptar”.

 

View this post on Instagram

 

I’m humbled ??. Brother ?? @ighalojude

A post shared by Nnamdi Oduamadi (@babyodu) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *