I “ringjallur” në Zvicër, Kasamin e kërkon “gjiganti” turk

Pajtimi Kasami vendosi të rikthej në Zvicër dy vite më parë ku u bë pjesë e skuadrës së Sion. Gjatë dy sezoneve të shkuara mesfushori me tipare sulmuese ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur në kampionatit, veçanërisht për numrin e lartë të asisteve.

Interesi për 27-vjeçarin është i lartë, fakti ky i konfirmuar nga presidenti i Sionit. Sipas raportimeve të medieve turke, klubi i radhës për shqiptarin  nga Struka mund të jetë Fenerbarçe. Klubi nga Stambolli është në proces rindërtimi dhe Kasami shikohet si një lojtar, i cili mund të vijë për një kosto relativisht të ulët.

Nëse transferimi do të kryhet me sukses, atëherë 27-vjeçari do ketë përvojën e tij të parë në Turqi. Në të shkuarën Kasami ka luajtur në Angli, Itali dhe Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *