Bekim Balaj duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë. Sulmues kuqezi ka krijuar raporte të mira me golin te skuadra e Akhmat Groznit në Rusi. Edhe në takimin e sotëm miqësor përballë Dinamo Minsk, Balaj ka shënuar.
Bomberi shkodran i dha avantazhin skuadrës së tij në atë fitore 2-0, duke shënuar golin e parë në minutën e 58’. 28-vjeçari vazhdon të tregojë se është një sulmues goli, duke i çuar një mesazh teknikut Panuçi, për një vend titullari te kombëtarja jonë kuqezi.
Miqësore
Akhmat Grozni – Dinamo Minsk 2-0
Shënues: Balaj 58′, Silva 65′