E ardhmja jashtë Shqipërisë dhe rikthimi, Bregu sqaron gjithçka

Mungesa e Dejvi Bregut është ndjerë jo pak te Skënderbeu. Sulmuesi vlonjat u dëmtua në një ndeshje miqësore dhe pritet të rikthehet në fillim të muajit mars. Futbollisti 23-vjeçar ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në prag të  takimit midis Skënderbeut dhe Tiranës. Bregu foli për procesin e riaftësimit dhe për mungesën e golave në kampionatin shqiptar.

“Deri më tani, ka shkuar mirë rikuperimi. Ka dy javë që stërvitem dhe shpresoj të filloj të luaj sa më shpejt. Do të duhet dhe pak kohë, por me ndihmën e stafit mjekësor, do rikthehem më i fortë”.

“Ndjej keqardhje që humbas një muaj e gjysmë nga një ndeshje miqësore, po është për tu parë përpara. Ky dëmtim më ka rënduar më shumë, por gjëra që ndodhin”.

“Normal që më ka rënduar, pastaj si me mua, si pa mua, ekipi është shumë cilësor. Humbjet nuk janë diçka e mirë, por skuadra do të rikthehet. Nuk ka ndikim Bregu”.

GOLASHËNUES – “Nuk di çfarë të them për mungesat e golave të sulmit. Unë di të them se kam një muaj e gjysmë jashtë dhe nuk kam asnjë gol me penallti. Shpresoj që kur të rikthehem të shënoj gola të rëndësishëm për Skënderbeun, pastaj klubi të më ndihmojë të bëj një hap në elitën evropiane”.

RIKTHIMI – “Me çfarë kam folur me doktorët, dhe me kirurgun që më operoj, shpresoj të jem në stol në ndeshjen kundër Kukësit, nëse e arrij këtë do të jetë një fitore e madhe për mua”,- u shpreh Bregu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online