I refuzoi të gjithë për Laçin, Najdenov tregon arsyet

0

Bojan Najdenov do të jetë pjesë e Laçit sezonin e ardhshëm. Mesfushori 26-vjeçar ka nënshkruar me bardhezinjtë. Bisedimet u mbyllen me sukses dhe ditën e djeshme mesfushori nga Strumnica ishte në kryeqytet dhe pas takimit me presidentin Pashk Laska hodhi të zezën mbi të bardhë.

Për të kishte interesim edhe nga klube të tjera të Superiores, por Laçi ishte më konkret. Bardhezinjtë e kishin kontaktuar prej rreth 10 ditësh mesfushorin dhe parimisht kishin rënë dakord, por kishin mbetur edhe disa detaje të tjera për t’u sqaruar.

Najdenov në momentin e nënshkrimit të kontratës

Gjithsesi pati një moment frenimi, kjo edhe prej ofertave të tjera që mesfushori pati nga jashtë vendit. Në fund zgjodhi Laçin dhe Najdenov ka treguar arsyet. “Jam shumë i kënaqur nga kushtet e ofruara. Edhe pse kishte edhe disa skuadra tjera nga Superliga shqiptare që isha në kontakte, drejtuesit e Laçit ishin më konkret dhe më serioz, ndaj në fund shumë shpejt arritëm edhe marrëveshjen në fjalë”, është shprehur për “infosport.mk” mesfushori, i cili ka qenë edhe pjesë e Maqedonisë në të shkuarën.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.