Mavraj pa ekip, Hanoveri gjithnjë e më larg

Mbrojtësi Mërgim Mavraj rrezikon të mbesë pa ekip. Shumë fjalë, por asgjë konkrete. Shqiptari nuk ka firmosur as në Itali, as në Spanjë, e as në Gjermani ku ka patur interesim konkret. La Korunja dhe Breshia kanë qenë skuadrat që i kanë ofruar kontratë.

Në Gjermani ishte ekipi i Hanoverit që e kishte në listën e dëshirave, por jo diçka konkrete. Gjermanët duan një mbrojtës qendre, por lista ka disa emra të tjerë përpara 32-vjeçarit. Mavraj me shumë mundësi nuk do të bashkohet me ekipin gjerman.

Lojtari po rrezikon shumë, pasi merkatoja është drejt mbylljes në të gjitha vendet e Europës. Kampionatet janë në prag dhe koha e integrimit është shumë e shkurtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online