I pafati Sturaro, në Portugali u humbet durimi

Në muajin korrik, Stefano Sturaro u largua nga Juventusi pas katër sezonesh për të provuar një eksperiencë të re në Portugali te Sportingu i Lisbonës. Mesfushori kishte pësuar një dëmtim muskulor, megjithatë kjo nuk e ndaloi drejtuesit e klubit portugez për të firmosur marrëveshjne për huazimin 1-vjeçar.

Tre muaj mbas transferimit Sturaro ende s’ka debutuar me fanellën e Sportingut dhe sipas medieve portugeze durimi i drejtuesve të Sportingut po shkon drejt fundit. Me shumë gjasa marrëveshja e huazimit do të prishet në muajin janar dhe italiani do të rikthehet të stërvitet me Juventusin.

Pavarësisht dëmtimit të rëndë, interesi për Sturaron mbetet i madh. Peskara është një ndër klubet që do të përpiqet të joshë Sturaron. “Delfinët” kërkojnë të rikthehen në Serie A dhe Sturaro do ishte një përforcim “luksi” për çdo skuadër të Serie B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *