I larguari Useini, fjalë zemre për Flamurtarin

Muhamed Useini zyrtarisht e ka mbyllur me Flamurtarin. Mesfushori priti që klubi ta shlyente financiarisht, por diçka e tillë nuk ndodhi. Nisur nga kjo ai zgjodhi ta ndërpriste bashkëpunimin me vlonjatët.

Useini ka përcjellë një mesazh përmes llogarisë së tij në “Facebook”. Aty ai falënderon dhe thekson se do të mbetet një tifoz i Flamurtarit. “Së pari dëshiroj të them se sa krenar jam që kam qenë pjesë e familjes?? dhe të luaj për klubin me një histori kaq të madhe”, shkruan ndër të tjera Useini. 

“Dëshiroj të ju falënderoj për të gjithë dashurinë, mbështetjen që kam pasur dhe që e kam. Nuk do t’i harroj kurrë disa momente dhe ndeshje speciale. Do të më mungojë Flamurtari F.C dhe Vlora.Ju uroj shumë suksese në vazhdimësi dhe besoj të shkoj Flamurtari aty ku e ka vendin. Do ngelem tifozi me i zjarrtë i skuadrës. Me respekt M.U22???????”, përfundon mesfushori postimin e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online